Nuk pranon të vaksinohet

Basketboll

Nuk pranon të vaksinohet

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 17:24
Nuk pranon të vaksinohet

Basketbollisti Kyrie Irving, një nga yjet e NBA-së, nuk do të jetë pjesë e ekipit të Brooklyn Nets.

Ky vendim është provizor, të paktën deri në një moment kur aim und të aktivizohet me kohë të plotë nga ekipi i Nets.

Siç dihet, lojtari nuk pranon të kryejë vaksinën anti-Covid dhe, për pasojë, ai rrezikon të mos luajë në gjysmën e ndeshjeve të sezonit të rregullt. Irving nuk mund të luajë në ndeshjet që Brooklyn Nets do të zhvillojë në fushën e tij.

Kjo, për faktin se në Nju Jork është i detyrueshëm vaksinimi për të marrë pjesë në evente sportive.

“Kyrie ka marrë një vendim personal dhe ne e respektojmë atë. Por kjo zgjedhje e pengon të jetë një anëtar me kohë të plotë dhe ne nuk duam lojtarë part-time”, thuhet në komunikatën e Nets.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat