Përballen kampionët dhe skuadrat me traditë

Basketboll

Përballen kampionët dhe skuadrat me traditë

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 11:16
Përballen kampionët dhe skuadrat me traditë

Ndeshjet gjysmëfinale në Superkupën Mbarëkombëtare në konkurrencën e meshkujve pritet të dhurojnë ndeshje shumë interesante.

Në Durrës do të përballen, Teuta dhe Golden Eagle Ylli. Skuadra nga Durrësi fitoi titullin dhe Kupën në Shqipëri, edicionin e kaluar, kurse Ylli është kampion i Ligës Unike dhe Kosovës. Sfida pritet të jetë shumë interesante me të dy skuadrat që e duan trofeun e parë të Superkupës Mbarëkombëtare.

Sfidë interesante pritet të jetë edhe ndërmjet dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës, Vllaznisë nga Shkodra dhe Sigal Prishtinës. Shkodranët do të kenë përkrahjen e publikut, ndërsa skuadra më e trofeshme kosovare, dëshiron të shtojë edhe një trofe në sirtarin e saj.

Kjo është hera e parë që organizohet Superkupa Mbarëkombëtare nga Liga Unike, e ndihmuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Federata Shqiptare e Basketbollit.

Orari

16 Tetor

Durrës: Pallati i Sporteve “Ramazan Njala”

17:00 Teuta - Golden Eagle Ylli

Shkodër: Pallati i Sporteve “Qazim Dërvishi”

20:30 Vllaznia - Sigal Prishtina

17 Tetor

19:00 Finalja

Shkodër: Pallati i Sporteve “Qazim Dërvishi"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat