Lojtarin serb që e sulmon Serbia, Kosova e zgjedh lojtar të javës 

Basketboll

Lojtarin serb që e sulmon Serbia, Kosova e zgjedh lojtar të javës 

Nga: K.G. Më: 29 tetor 2021 Në ora: 17:33
Lojtarin serb që e sulmon Serbia, Kosova e zgjedh lojtar të javës 

Basketbollisti serb Mikaile Tmusiq është sulmuar ashpër nga mediat serbe.

Ai u kritikua ashpër nga mediat e Vuçiqit, se si një serb ka pranuar të luajë për Kombëtaren e Kosovës.

Faqja e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Tmusiqin e ka zgjedhur lojtar të javës në Superligën e Kosovës.

“Mikaile Tmusiq, MVP i xhiros së tetë.

Në mesjavë u zhvilluan ndeshjet e xhiros së tetë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Basketbollisti më i dalluar i xhiros ishte Mikaile Tmusiq i Golden Eagle Yllit. Ai ndaj Trepçës shënoi 21 pikë, kishte shtatë kërcime, pesë asistime dhe pesë topa të vjedhur, ku indeksin e kishte 33.

Edhe bashkëlojtari i tij, Ardit Pepaj zhvilloi ndeshje shumë të mirë përballë mitrovicasve me 20 pikë e dy kërcime. 
Bashkimi mundi Pejën 85:83, ku më i dalluari në parket për prizrenasit ishte qendra Anton Kazarnovski me 25 pikë, katër kërcime dhe dy asistime, i ndihmuar nga Avi Toomer me 16 pikë, katër kërcime dhe shtatë asistime.

Sigal Prishtina shënoi fitore bindëse ndaj RC Cola Dritës, ku u dallua kapiteni i prishtinasve, Muhamedali Janjeva me 14 pikë, dhjetë kërcime, gjashtë asistime, pesë topa të vjedhur dhe dy bllokada”, shkruan në faqen e FBK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat