Chicago Bulls lider në Lindje

Basketboll

Chicago Bulls lider në Lindje

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 11:44
Chicago Bulls lider në Lindje

Chicago Bulls ka marrë kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes në NBA, pas fitores 128-114 në fushën e Boston. Ekipi i Bulls po befason këtë sezon, ku po shkëlqen DeRozan, sot autor i 37 pikëve, mbështetur edhe nga LaVine me 26 pikë.

Fiton edhe skuadra e Clippers, që mposhti 99-94 Oklahomën, në një ndeshje me rivalitet. Më i miri për vendasit ishte Paul George me 32 pikë. Zhgënjen sërish skuadra e Denver, që u ndal 106-97 nga Memphis, me Ja Morant autor i 26 pikëve.

Një moment të mirë po kalon ekipi i Philadelphia, që mposhti 113-103 Portland (Seth Curry 23 pikë), ndërsa Indiana mposhti 131-118 San Antonio (Sabonis 24 pikë). Humbja e dytë në kampionat për New York, që u mund në fushën e tij nga Toronto 113-104 (Anunoby 36 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Cleveland, 110-113

Indiana – San Antonio, 131-118

Philadelphia – Portland, 113-103

Atlanta – Washington, 118-111

Boston – Chicago, 114-128

New York – Toronto, 104-113

Memphis – Denver, 106-97

Minnesota – Orlando, 97-115

Clippers – Oklahoma, 99-94

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat