I la familjes një biznes me vlerë 400 milionë dollarë

Basketboll

I la familjes një biznes me vlerë 400 milionë dollarë

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 15:36
I la familjes një biznes me vlerë 400 milionë dollarë

Para vdekjes së tij, basketbollisti legjendar amerikan Kobi Brajant investoi para në një kompani që prodhon pije joalkoolike dhe familja fitoi qindra miliona dollar, pas shitjes së saj.

Shtatë vjet më parë, Kobi Brajant investoi rreth 6 milion dollarë në biznes, dhe pas vdekjes së tij, pozicioni i menaxhimit shkoi te gruaja e tij Vanesa. Ndërkohë, kompania ka bërë hapa të mëdhenj në treg, duke fituar nga dita e djeshme një pronar të ri.

Marka “Bodyarmor” është shitur për rreth tetë miliardë dollarë dhe 400 milionë nga këto para shkojnë për familjen e basketbollistit të famshëm. Pija e njohur në Amerikë u reklamua nga Xhenifer Lopez, ndërsa Kobi Brajnt është më meritor për “boom”-in e tregut.

Investitorët e mëparshëm të “Bodyarmor” përfshijnë disa atletë të njohur si basketbollisti Klej  Tompson, lojtari i “NFL”-it,  Rob Gronkovski dhe Bejker Mejfield.

Kujtojmë se Kobi Brajant humbi jetën në në rrëzimin e helikopterit në Kaliforni, në fillim të vitit të kaluar, me vajzën e tij Xhiana Brajant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat