Shaq O’Neal paralajmëron fëmijët e tij

Basketboll

Shaq O’Neal paralajmëron fëmijët e tij

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 11:14
Shaq O’Neal paralajmëron fëmijët e tij

Shaquille O’Neal, legjenda e NBA-së, në një intervistë për “Neë York Post” ka rrëfuer se jeta e tij familjare nuk shkon aq mirë sa duhet. Ai ka treguar se është nxehur shumë me fëmijët e tij, që i konsideron të llastuar.

“Ata janë të mërzitur me mua, por kjo vjen pasi nuk më kuptojnë. Duan gjithçka, por unë ua kujtoj herë pas here: Nuk jemi të pasur, i pasur jam vetëm unë. Fillimisht duhet të mbarojnë shkollën dhe më pas mund të investojnë në një nga kompanitë e mua. Por duhet të më tregojnë një projekt konkret”, tha O’Neal.

“Nuk do t’u jap asnjë qindarkë”, tha gjiganti i koshit amerikan, fitues i medaljes së artë në “Atlanta 1996” dhe 4 herë kampion i NBA-së. Ai ka vendosur të mos u dhurojë asgjë fëmijëve, pasi do që ata të sigurojnë të ardhura në mënyrë autonome.

“Kam 6 fëmijë dhe nuk më intereson nëse luajnë apo jo basketboll. Madje dëshiroj që njëri të bëhte mjek, tjetri sipërmarrës, njëri të jetë farmacist, njëri avokat, njëri menaxher dhe që të drejtojë aktivitetet e mia. U kam thënë se nuk do t’u dhuroj asgjë. Çdo gjë duhet ta fitojnë vetë”, tha Shaquille O’Neal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat