Curry shënon 50 pikë në fitoren e Golden State Warriors

Basketboll

Curry shënon 50 pikë në fitoren e Golden State Warriors

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 08:17
Steph Curry

Golden State Warriors pas një serie prej katër fitoreve rresht, arritën të triumfonin edhe ndaj Atlanta Hawks me rezultat 127-113, teksa shkëlqeu Steph Curry me 50 pikë.

Tek Warriors më i miri ishte si zakonisht Curry, i cili shpërtheu me 50 pikë, shtatë kërcime, 10 asistime dhe tri vjedhje të topave.

Ndërsa tek Hawks, më i miri ishte amerikani Trae Young me 28 pikë, tri kërcime dhe nëntë asistime.

Golden State Warrios pas kësaj fitore gjenden në pozitën e parë me nëntë fitore dhe një humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat