Sherr në Juta, përjashtohen 4 basketbollist

Basketboll

Sherr në Juta, përjashtohen 4 basketbollist

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 11:44
Sherr në Juta, përjashtohen 4 basketbollist

Ndeshja e NBA-së mes Juta Xhaz dhe Indianës (100-111) ka përfunduar me një episod të shëmtuar.

Katër minuta nga fundi i çerkut të fundit, një bllokim i Tarnerit të Indianës ndaj Gobertit të Juta Xhazit përfundoi në sherr.Ndërkohë që loja vazhdonte, dy basketbollistët u kapën me duar mes tyre poshtë koshit.

U desh ndërhyrja e stafeve respektive për të ndarë dy basketbollistët.

Më pas ndërhynë edhe lojtarët e tjerë dhe gjyqtarët dhe situata u tensionua për disa minuta.

Gjyqtarët nxorën nga fusha me përjashtim teknike 4 basketbollistë, nga dy për çdo ekip: Dy protagonistët e sherrit, Gobert e Tarner, si dhe Mitçell e Ingëlls.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat