Një tjetër goditje, këtë herë nga Chicago Bulls

Basketboll

Një tjetër goditje, këtë herë nga Chicago Bulls

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 11:33

Sezoni i Los Angeles Lakers vazhdon me shumë ulje-ngritje. Pa mbretin James duket se kalifornianët e kanë humbur busullën dhe shpesh herë pësojnë humbje të rënda brenda në Staples Center.

Pas disfatës së thellë ndaj Minnesota Timberwolves dhe sukesit ndaj San Antonio Spurs, 17-herë kampionët e NBA morën një tjetër goditje këtë herë nga Chicago Bulls brenda në Staples Center.

Lakers u mposhtën me rezultatin 103-121, në një ndeshje ku ligjin e bëri ylli i “demave” DeMare DeRozan autor i 38 pikëve, 3 rebound dhe 6 asisteve ndërsa një dorë në suksesin e 4-t në 5 ndeshjet e fundit skuadrës nga Ilinois ia dha edhe ish-basketbollisti i Lakers-ave Lonzo Ball i cili spikati me 27 pikë. Te Lakers më i miri mbi parket ishte një lojtar anonim si Horton-Tucker autor i 28 pikëve, ndërkohë që Westbrook dhe Anthony Davis sëbashku koleksionuan 45 pikë në total duke mos evituar dot humbjen e 7 në 15 takime të kalifornianëve.

Vazhdon forma e mirë e Dallas Mavericks që regjistroi sukesin e 5-të në 6 ndeshjet e fundit pasi mposhti në American Airlines Center Denver Nuggets me rezultatin 111-101 duke ndalur ecurinë pozitive të skuadrës nga Colorado. Nikola Jokic bëri një paraqitje të shkëlqyer duke koleksionuar në total 35 pikë, 16 rebound dhe 6 asiste, por në fund ishin Porzingis dhe Doncic ata që festuan.

Letonezi Kristaps Porzingis ishte më i miri mbi parket për Dallas me 29 pikë 11 rebound dhe 3 asiste ndërsa slloveni Doncic ishte shumë afër një tjetër triple-double teksa e mbylli ndeshjen me 23 pikë 8 rikuperime poshtë tabelës dhe 11 pasime deçizive. Vazhdon të kryesojë Konferencën e Lindjes, Washington Wizards.

Skuadra kryeqytetase mori fitoren e 5-të rresht pasi mposhti në shtëpi me rezultatin 105-100 New Orleans Pelicans. 31 pikët e Brandon Ingram ishin të pamjaftueshme për skuadrën nga Louissiana ndërsa te Wizards spikati Dinëiddie me 27 pikë. Karl-Anthony Towns nuk mjafton për Minnesota Timberëolves që u mposht në shtëpi nga Phoenix Suns me rezultatin 96-99. 35 pikë 13 rebound dhe 2 asiste koleksionoi Karl Anthony Towns ndërkohë të Phoenix spikati i përhershmi Davon Booker me 29 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat