NBA me ndeshje parasezonale edhe në Abu Dhabi

Basketboll

NBA me ndeshje parasezonale edhe në Abu Dhabi

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 17:31
NBA me ndeshje parasezonale edhe në Abu Dhabi

Dy ndeshje parasezonale të NBA-s do të zhvillohen në tetor të vitit 2022 në Abu Dhabi.

Sipas drejtuesve të NBA-s, do të jetë hera e parë në Lindjen e Mesme që do të luhen ndeshje nga liga më e fortë e basketbollit në botë.

Datat e sakta të ndeshjeve, si dhe emrat e skuadrave që do të luajnë nuk janë bërë të ditura.

“Abu Dhabi është një seli multikulturore me përvojë të dëshmuar në organizimin e ngjarjeve sportive të klasit botëror”, tha zëvendëskomisioneri i NBA, Mark Tatum.

Asnjë ndeshje parasezonale nuk është luajtur jashtë Amerikës së Veriut që nga viti 2019 për shkak të pandemisë së koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat