Peja bindshëm, Dardan Berisha 32 pikë

Basketboll

Peja bindshëm, Dardan Berisha 32 pikë

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 23:40
Peja bindshëm, Dardan Berisha 32 pikë

Peja ka shënuar fitore bindëse ndaj Dritës me rezultat 125:71 (32:15, 36:16, 34:24, 23:16), në kuadër të javës së 13-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Pejanët shënuan fitore të merituar, duke qenë më të mirë nga fillimi deri në fund.

Verdhezinjtë e nisën më mirë ndeshjen, ku qysh në çerekun e parë krijuan epërsi deri në 17 pikë, 32:15, sa përfundoi kjo pjesë. Vendasit nuk u ndalën as në periudhën e dytë, për të thelluar epërsinë minutë pas minute, ndërsa në pushim shkuan me rezultat të thellë 68:31.

Peja vazhdoi dominimin në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, ndërsa gjilanasit ishin të pafuqishëm dhe pothuajse të dorëzuar, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 102:55. Basketbollistët e Pejës vetëm sa ngritën epërsinë në dhjetë minutat e fundit, duke triumfuar me rezultat 125:71.

Te Peja u dalluan Dardan Berisha me 32 pikë e shtatë asistime dhe Ilter Erdem me 12 pikë, 11 asistime dhe tetë vjedhje të topave, kurse te Drita u dallua Isiah Johnson me 21 pikë dhe dhjetë kërcime.

Peja ka tetë fitore dhe pesë humbje, kurse Drita 13 humbje në 13 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat