Bulls shpartallohen nga Covidi – skuadra mbetet me minimumin e lojtarëve

Basketboll

Bulls shpartallohen nga Covidi – skuadra mbetet me minimumin e lojtarëve

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Chicago Bulls po kalon nëpër një situatë të jashtëzakonshme.

Skuadra e njohur nga NBA është prekur rëndë nga virusi Covid-19, në një pikë të rëndësishme të sezonit.

Adrian Wojnarowski raporton se Alize Johnson i Bulls ka rezultuar pozitiv dhe është futur në protokollet e ligës.

Bulls tani kanë 10 lojtarë në protokolle, me shpresën që Coby White do të kthehet në kohë për ndeshjen e së martës ndaj Detroit.

Sa për tani, Bulls kanë tetë lojtarë aktiv – minimumi që liga pranon për një ndeshje.

Mbrëmë edhe Lavine raportohej si infektuar me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat