Krasniqi: Klinika janë të mirëseardhura për trajnerët

Basketboll

Krasniqi: Klinika janë të mirëseardhura për trajnerët

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 11:43
Krasniqi: Klinika janë të mirëseardhura për trajnerët

Të dielën është mbajtur klinika online për trajnerët e gjeneratave të reja për minibasketboll.

Klinika është organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës dhe FIBA-n, ku ligjërues ishte eksperti i mirënjohur spanjoll Dr. Sergio Lara Bercial.

Tema e klinikës ka qenë: Trajnimi në minibasketboll-Filozofia, Metodologjia&Pedagogjia e punës.

Arben Krasniqi, Drejtor Teknik në FBK dhe Udhëheqës i Qendrës Nacionale të Basketbollit ka folur për rrjedhën e Klinikës. “Kjo Klinikë ka qenë shumë e mirëseardhur për trajnerët e kategorive U12 dhe është mbajtur me sukses. Ligjërues ishte Dr. Sergio Lara Bercial, një emër i njohur në basketbollin evropian dhe mendoj se, trajnerët të cilët ishin pjesëmarrës do të përfitojnë shumë nga kjo Klinikë.

Federata e Basketbollit e Kosovës është duke punuar në atë drejtim, që gjatë vitit 2022 të ketë më shumë klinika dhe edukim për trajnerët në basketboll dhe jemi punuar në zgjerim të Ligave, posaçërisht U12 te vajzat.

Mendoj se këto Klinika janë të mirëseardhura për trajnerët, sidomos ata të kategorive të reja”, është shprehur Krasniqi për faqen zyrtare të FBK-së.

Ligjërues Sergio Lara Bercial është një ndër ekspertët më të njohur botëror në edukimin e trajnerëve të gjeneratave të reja, posaçërisht në fushën e minibasketbollit. Ky ligjërues ka përvojë të gjerë ndërkombëtare në zhvillimin dhe vlerësimin e sistemeve të edukimit të trajnerëve. Ai gjithashtu ka kryer hulumtime shkencore mbi stërvitjet e performancës së lartë dhe zhvillimin pozitiv dhe të drejtë tek basketbollistët e rinj. Sergio është drejtori i projektit të njohur globalisht iCoachKids.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat