Përballja kryesore në Prizren

Basketboll

Përballja kryesore në Prizren

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 13:13
Përballja kryesore në Prizren

Në mesjavë do të zhvillohet Liga Unike e Femrave, në kuadër të xhiros së katërt.

Të mërkurën do të përballen skuadrat kryeqytetase, Prishtina dhe Partizani i Tiranës. Skuadra prishtinase ka dy fitore dhe një humbje në edicionin vjeshtor, ndërsa ajo tiranase ka tri humbje në tri duele të zhvilluara dhe po e kërkon fitoren e parë në Ligën Unike.

Të mërkurën, Tirana që po ashtu nuk di për fitore, do të ndeshet me Penzën e Pejës, që nuk di për humbje. Vashat pejane janë favorite, sidoqoftë, nuk pritet të mungojë angazhimi i vendaseve për fitoren e parë në stinorin vjeshtor.

Përballja kryesore do të zhvillohet mes Bashkimit dhe Flamurtarit të Vlorës, të enjten në Prizren. Të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe një humbje, andaj pritet një sfidë rivalizuese në parket.

Java 4 - Liga Unike e Femrave

E mërkurë

17:00 Prishtina - Partizani

19:00 Tirana - Penza

E enjte

17:00 Bashkimi - Flamurtari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat