NBA/Pesë lojtarë tjerë të Cavaliers rezultojnë pozitiv me Covid-19

Basketboll

NBA/Pesë lojtarë tjerë të Cavaliers rezultojnë pozitiv me Covid-19

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA është duke shkuar në limitet e mundshme për të mos ndaluar sezonin.

Skuadrat e NBA po përballen me raste të shumta pozitive me Covid-19 dhe gjithë kjo mund të çojë në një bllokadë, ose të obligojë skuadrat të vendosin për një ‘Bubble’ sezon.

Raportimet e fundit nga Wojnarowski i ESPN bëjnë të ditur se pesë basketbollistë të tjerët të Cleveland Cavaliers kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Cavaliers janë të shqetësuar nëse do të mund të kenë në dispozicion tetë lojtarë (minimumi që kërkohet nga NBA për të zhvilluar një ndeshje).

Cleveland përballen sonte me Atlanta Hawks, nga e cila skuadër së fundmi Trae Young shtohet në listën e protokollit të sigurisë dhe shëndetit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat