NBA urdhëron lojtarët të kryejnë dozën e tretë brenda 31 dhjetorit

Basketboll

NBA urdhëron lojtarët të kryejnë dozën e tretë brenda 31 dhjetorit

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 12:19
NBA urdhëron lojtarët të kryejnë dozën e tretë brenda 31 dhjetorit

NBA ka bërë me dije se që kur ka nisur sezoni 2021-2022 rastet me koronavirus kanë qenë të shumta, aq sa 25% e lojtarëve të federuar janë infektuar apo kanë hyrë në protokollin e sigurisë. Kjo do të thotë që 1 nga 4 lojtarë është detyruar të karantinohet për disa ditë.

Kjo situatë ka bërë që disa ndeshje të këtij sezoni të shtyhen për më vonë, duke bërë që kalendari të ndryshojë.

Ndërkohë, mësohet se NBA u ka dërguar një urdhër skuadrave që brenda datës 31 dhjetor të gjithë lojtarët të kryejnë dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.

Dozën e tretë do të kryejnë edhe sfatet e skuadrave dhe si familjarët e tyre, për të evituar që situata me pandeminë të përkeqësohet në NBA. Gjithashtu, periudha e karantinës mund të ulet nga 10 në 7 ditë, ashtu sikurse ndodh edhe në NFL, por me kusht që lojtari të ketë dalë negativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat