Konfirmohen organizatorët e Kampionateve Evropiane, U16 mbahet në Prishtinë

Basketboll

Konfirmohen organizatorët e Kampionateve Evropiane, U16 mbahet në Prishtinë

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 15:19
Konfirmohen organizatorët e Kampionateve Evropiane, U16 mbahet në Prishtinë

Mikpritësit për Kampionatin Evropian të FIBA-s për Shtetet e Vogla dhe Kampionatet Evropiane të të rinjve 2022 janë shpallur pasi janë miratuar nga Bordi i FIBA Europe në fillim të këtij muaji, me përcaktimet e hershme për ngjarjet e vitit 2023 të konfirmuara gjithashtu, derisa janë njoftuar edhe federatat përkatëse për zhvillimin e këtyre garave, ndër to edhe Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).

Kampionati Evropian për Shtetet e Vogla në konkurrencën e femrave për Përfaqësuesen A do të mbahet në Nikozia të Qipros prej 28 Qershorit deri më 3 Korrik 2022. Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe Kosova A e femrave, ku këtë vit debutoi në garat ndërkombëtare, duke u renditur në vendin e tretë.

Po ashtu është vendosur edhe për gjeneratat e reja. Në Prishtinë do të organizohet FIBA U16 European Championship, Divizioni C nga 7 deri më 22 Korrik. Kosova edhe në vitin 2019 ishte organizatore, ku Dardanët e rinj triumfuan në fund.

Kosova U20 te femrat do të marrë pjesë në FIBA European Championship, Divizioni B, që mbahet në Shkup të Maqedonisë Veriore, nga 9 deri më 17 Korrik 2022.

U20 te meshkujt do të marrë pjesë në Tbilisi të Gjeorgjisë nga 15 deri më 24 Korrik, në FIBA European Championship, Divizioni B.

U18 te meshkujt do të marrë pjesë po ashtu në FIBA European Championship, Divizioni B, që zhvillohet nga 29 Korriku deri më 7 Gusht në Oradea të Rumanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat