A ka ende trysni basketbollisti serb që luan për Kosovën?

Basketboll

A ka ende trysni basketbollisti serb që luan për Kosovën?

Nga: Kemajl Goca Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 19:30
A ka ende trysni basketbollisti serb që luan për Kosovën?

Para pak muajve mediat në Serbi kush më shumë e kush më pak, iu vërsulen me shkrime më të poshtra basketbollistit serb Mikael Tmushiç, që luan për Kombëtaren e Kosovës.

Në Serbi nuk mund të paramendojnë në asnjë rrethanë se një serb po e vesh fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe kjo për ta është sikur një tradhti apo një thikë pas shpine!

Tmushiç është i lindur në Pejë dhe ka disa paraqitje për Kosovën. Burime të ndryshme raportojnë se Tmushiç ende ka trysni nga serbët që mos ta vesh fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Mos të harrojmë një fakt, se nga kuzhina e Beogradit gjithçka përgatitet në krye me ish zëdhënësin e kryekasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq, sot president i Serbisë.

Dikush thotë se Tmushiç nga trysnia mund të vihet para aktit të kryer në vitin 2022, por pak është e besueshme se ky lojtar do të bjerë në një trysni të tillë, sidomos nga zhurma e serbëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat