FIBA Evropa përgëzon FBK-në për organizimin me sukses të FIBA U16

Basketboll

FIBA Evropa përgëzon FBK-në për organizimin me sukses të FIBA U16

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 13:19
FIBA Evropa përgëzon FBK-në për organizimin me sukses të FIBA U16

Kosova U20 në konkurrencën e meshkujve dhe femrave garoi në garat ndërkombëtare.

Kosova U20 (F) garoi në FIBA U20 Ëomen’s European Challenger në Shkup, duke u renditur në vendin e katërt në grup me një fitore dhe tri humbje. Por, mosha mesatare në ekipin e Kosovës ishte 17.83 vjeç. Basketbollistja më e re ishte Astera Tuhina me 16 vjet.

Ndërkohë, Kosova U20 (M) garoi në FIBA U20 European Challenger në Sopron të Hungarisë, ku edhe pse nuk arriti asnjë fitore kishte moshën mesatare prej 18.25 vjeç, me

lojtarë që premtojnë në të ardhmen dhe mund të jenë pjesë e kësaj grupmoshe edhe në dy vitet e ardhshme. Basketbollisti më i ri ishte Genc Zeqiri me 16 vjet.

Kosova, kampione e FIBA U18 European Challenger në Tiranë

Kosova ka mundur në finale Luksemburgun 84:58 (26:20, 20:25, 22:3, 16:10) për të triumfuar në FIBA U18 European Challenger, për U18 te meshkujt, kampionat që u zhvillua në Tiranë.

Dardanët shënuan katër fitore në katër ndeshje dhe me meritë u shpall kampione e kësaj gare. MVP i këtij kampionati u shpall Visar Ejupi i Kosovës.

Kosova mundi Shqipërinë 85:62, Moldavinë 108:45, Andorrën 80:71 dhe Luksemburgun në finale 84:58.

Basketbollistët e Kosovës U16 triumfojnë në Prishtinë

Kosova U16 ka zhvilluar paraqitje fantastike në FIBA U16 European Challenger për meshkuj që u zhvillua në Prishtinë, duke shënuar pesë fitore bindëse në pesë ndeshje të zhvilluara. Madje, me 7-8 basketbollistë, pas infektimit me Covid të katër lojtarëve, kjo nuk i pengoi lojtarët e tjerë të japin maksimumin dhe të triumfojnë në shtëpi.

Dardanët e rinj shënuan fitore ndaj Maltën 117:20, Moldavinë 122:42, Gjibraltarin 98:19, Shqipërinë 103:46 dhe Luksemburgun 86:43.

MVP i Evropianit në Prishtinë u shpall Rron Dahsyla i Kosovës.

Në këtë Evropian për pesë ditë me radhë në Prishtinë garuan: Kosova, Shqipëria, Malta, Moldavia, Gjibraltari dhe Luksemburgu.

FIBA Evropa përgëzon FBK-në për organizimin me sukses të FIBA U16 European Challenger në Prishtinë

FIBA Evropa nëpërmjet një letre drejtuar krerëve të lartë të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Kryetarit - Arben Fetahu dhe Sekretares së Përgjithshme - Elvira Dushku e ka përgëzuar FBK-në për organizimin e FIBA U16 European Challenger në Prishtinë.

FIBA U16 European Challenger, Grupi F është organizuar në Prishtinë prej 16 deri më 21 Gusht në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe FIBA Evropës.

Kosova, Shqipëria, Luksemburgu, Moldavia, Malta dhe Gjibraltari kanë marr pjesë në FIBA U16 European Challenger në Prishtinë, ndërsa kanë qenë basketbollistët e Kosova U16 ata që në pesë ndeshje kanë shënuar po aq fitore, dhe kështu janë shpallur kampion të kësaj gare, në ndeshjen vendimtare kundër Luksemburgut.

“Mbështetja dhe përpjekjet tuaja në lidhje me organizimin, por veçanërisht zbatimin e plotë të protokolleve Covid-19 ishin elementet kryesore për zhvillimin e garave që për shumë federata nacionale mund të kenë qenë garat e para zyrtare për gjeneratat e reja pas përhapjes së pandemisë në vitin 2020. Edhe pse pandemia Covid-19 ende është e pranishme dhe ne mund të shohim ndikimin e saj negativ në shumë aspekte të jetës sonë të rregullt, fakti që ekipet tona mund të luanin në turne pa ndonjë problem të madh dëshmoi, se ne ngadalë, por sigurt po i kthehemi fushës së lojës”, thuhet në letrën e FIBA-s.

Gjyqtarët e Kosovës në ndeshjet ndërkombëtare

Gjyqtarët e Kosovës vazhdojnë të gjykojnë në ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare.

FIBA Instruktori Nacional i FBK-së, Faton Kurshumlija, ka qenë vëzhgues në ndeshjen e FIBA EuroCup Women 2022 në Turqi mes Elazig Ozel Idare dhe Uni Gyor, si dhe në dy takimet tjera Orman Genclik-DVTK e Mersin-Horizont. Këto ishin takime të vlefshme në grupet e edicionit të rregullt. Ndërkohë, Kurshumlija ka qenë vëzhgues në sfidën Shqipëri-Luksemburg në parakualifikimet e Eurobasketit 2025 në Durrës te Meshkujt. Gjyqtari Xhelal Mumini ka ndarë drejtësinë në FIBA EuroCup Women 2022 në Turqi gjatë muajit tetor në ndeshjet Elazig Ozel Idare-Uni Gyor dhe Orman Genclik- Ludovika-FCSM Csata. Dardan Maxhuni ka ndarë drejtësinë në sfidën Mersin-Horizont, që u zhvillua në Turqi gjatë muajit tetor në fazën e grupeve. Ndërkohë, Daut Mehmeti ka qenë gjyqtar në ndeshjet Hatayspor Kulubu Dernegi - Enisey Krasnoyarsk, Bellona Kayseri - Universitas PECS dhe Elazig IL Ozelldare - BC Prometey, të gjitha të zhvilluara në kuadër të FIBA Euro Cup Women. Kurshumlija, Mumini, Maxhuni dhe Mehmeti kanë qenë po ashtu të angazhuar në FIBA European Challengers të organizuar gjatë verës.

Prizreni 16 ka fituar Superkupën e Kosovës, duke mundur në finale Trepçën me rezultat 90:81. Lojë dramatike dhe interesante u zhvillua deri në fund, por në çastet e fundit prizrenasit ishin më të vëmendshëm dhe triumfuan 90:81.

Trofeun MVP e fitoi Arti Hajdari, çmim të cilin ia ndau Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, kurse trofeun kapitenit të Prizrenit 16, Qëndrim Ajazaj ia dorëzoi kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.

Superkupa u organizua në Prishtinë nga Federata e Basketbollit e Kosovës ku morën pjesë tetë skuadrat e elitës së basketbollit dhe përfundoi me fitoren e prizrenasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat