Golden State triumfojnë ndaj Utah Jazz

Basketboll

Golden State triumfojnë ndaj Utah Jazz

Më: 2 janar 2022 Në ora: 08:43
Andrew Wiggins ishte lojtari i ndeshjes, me 25 pikë të shënuara

Golden State Warriors po vazhdojnë me formë të mirë edhe në vitin kalendarik 2022.

Skuadra e Steve Kerr ka marrë fitore në përballjen me Utah Jazz, me rezultatin 116:123.

Janë të rralla ndeshjet kur te Golden State, Steph Curry nuk është më i dalluari i ndeshjes dhe mbrëmë ishte një nga këto raste.

Andrew Wiggins ishte lojtari i ndeshjes, me 25 pikë të shënuara. Ai qëlloi katër herë nga distanca për tri pikë.

Wiggins kontribuoi në fitoren e skuadrës së tij edhe me katër asistime të tjera.

Në këtë ndeshje, Curry vendosi një rekord personal, duke qëlluar për tri pikë dhe duke regjistruar ndeshjen e 158 radhazi në NBA që shënon së paku një tre pikësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat