Vinko Bajroviq, ish basketbollisti i njohur në Kroaci, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë.
Capo ishte një emër i madh në qytetin e Splitit në Kroaci dhe nga viti 1952 deri në vitin 1963 ishte basketbollist i Jugoplastikës.
Pas karrierës së tij si lojtar, ai qëndroi për të punuar në klub, duke punuar si drejtor teknik për një kohë të gjatë.
Përveç kësaj, ai ishte profesor i matematikës dhe fizikës dhe punoi si këshilltar në Institutin për Avancimin e Sporteve.
Ai shkroi 33 libra gjatë jetës së tij.
Ai ka fituar tre çmime për arritje të jetës. Qyteti i Splitit e shpërbleu për kontributin e veçantë në punën profesionale e pedagogjike, zhvillimin e sistemit arsimor dhe kontributin e tij në jetën sportive.