Prishtina e Re mund Istogun, Vëllaznimi nuk ndalet

Basketboll

Prishtina e Re mund Istogun, Vëllaznimi nuk ndalet

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 23:07
Prishtina e Re mund Istogun, Vëllaznimi nuk ndalet

Të enjten dhe të premten u zhvillua xhiroja e 12-të në Ligën e Parë në basketboll.

Sfida më interesante ishte ndërmjet Prishtina e Re dhe Istogut, ku prishtinasit shënuan fitore me rezultat 87:80, që ishte shumë e rëndësishme në garën për vendin e dytë në këtë ligë. Tashmë prishtinasit kanë tetë fitore dhe katër humbje, kurse istogasit shtatë fitore e pesë humbje.

Vëllaznimi ka vazhduar me fitore, duke mundur Happy Dukagjinin në udhëtim me rezultat 65:95.

Kuqezinjtë kanë 12 fitore dhe 12 ndeshje të zhvilluara, duke qenë lider i padiskutueshëm, kurse skuadra nga Klina ka katër fitore e të humbje.

Ndërkohë, fitoren e parë e ka regjistruar Feronikeli, që ka mundur AS Prishtinën me shifrat 87:60. Kjo ishte fitorja e parë për skuadrën nga Drenasi pas 11 humbjeve radhazi, ndërsa prishtinasit kanë pesë fitore e shtatë humbje.

Një takim shumë interesant u zhvillua mes Boreas dhe Vushtrrisë, që përfundoi me rezultat 75:67. Tashmë të dy skuadrat kanë nga shtatë fitore e pesë humbje.

Ndeshja ndërmjet Marigona Hill Prishtinës dhe New Basket përfundoi me shifrat 77:103. Kryeqytetasit kanë tri fitore e nëntë humbje, ndërsa prizrenasit gjashtë fitore e gjashtë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat