Sot gjysmëfinalja e parë Prishtina-Trepça

Basketboll

Sot gjysmëfinalja e parë Prishtina-Trepça

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 12:41
Sot gjysmëfinalja e parë Prishtina-Trepça

Sot zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës në basketboll te femrat, ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës.

Takimi zhvillohet nga ora 13:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ndërsa në finale do të përballet me fituesin e ndeshjes Penza-Bashkimi, që zhvillohet të mërkurën në Pejë.

Prishtinaset janë favorite pasi në 14 ndeshje në elitën e femrave, duke qenë skuadra e vetme pa humbje, ndërkohë që mitrovicaset kanë pesë fitore e nëntë humbje.

Në tri takimet mes këtyre fitore shënuan kryeqytetaset me shifrat, 110:50, 56:72 dhe 98:52.

Vashat prishtinaset janë fituese aktuale të Kupës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat