Në krye të renditjes në Perëndim qëndron Phoenixi

Basketboll

Në krye të renditjes në Perëndim qëndron Phoenixi

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 15:34
Në krye të renditjes në Perëndim qëndron Phoenixi

Humbja e dytë brenda 24 orëve për Golden State, që sot u mund me rezultat 116-114 në sekondat e fundit nga New York.

Ndeshje e ekuilibruar, ku për miqtë u dallua Randle me 28 pikë e 16 rebound. Për Warriors, i zakonshmi Curry realizoi 35 pikë e 10 asistime, por që mbetën për statistikë.

Në krye të renditjes në Perëndim qëndron Phoenixi, që sot mposhti me rezultat 131-107 kampionët e Milwaukee. Ndeshje e dominuar nga vendasit, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Shënuesi më i mirë ishte Ayton me 27 pikë.

Miami rimerr kreun e renditjes në Lindje, pas fitores 112-97 ndaj New Orleans, sfidë ku miqtë patën epërsi në fushë. Butler dhe Adebayo realizuan nga 29 pikë secili.

Jashtë fushe fiton edhe Memphis, 132-107 ndaj Detroit, ndeshje ku 7 lojtarë të Memphis realizuan mbi 10 pikë (Ja Morant 23 pikë).

Rezultatet

Detroit – Memphis                   107-132

New Orleans – Miami              97-112

Washington – Brooklyn           113-112

Houston – Toronto                   120-139

Dallas – Clippers                       112-105

Golden State – New York        114-116

Phoenix – Milwaukee               131-107

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat