Miami triumfon pas kohës shtesë

Basketboll

Miami triumfon pas kohës shtesë

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 16:51
Miami triumfon pas kohës shtesë

Pas dy kohëve shtesë, Miami fitoi 111-107 ndaj Charlotte, duke mbrojtur kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes.

Ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku për Miami u dallua Lowry me 25 pikë (të gjithë titullarët e Miami realizuan mbi 15 pikë).

Tjetër zhgënjim për Brooklyn, që u mund 117-103 nga Washington në fushën e tij. 7 lojtarë të Washington realizuan mbi 10 pikë (Hachimura 20 pikë më i miri).

Humbet edhe ekipi kampion i Milwaukee, që u mund 123-120 nga Philadelphia. Joel Embiid realizoi 42 pikë e 14 rebound, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Antetokounmpo.

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Miami, 107-111

Brooklyn – Washington, 103-117

New Orleans – Dallas, 118-125

Milwaukee – Philadelphia, 120-123

Clippers – Houston, 142-111

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat