Karl-Anthony Towns e fiton garën e trepikëshave

Basketboll

Karl-Anthony Towns e fiton garën e trepikëshave

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 11:10
Karl-Anthony Towns e fiton garën e trepikëshave

Karl-Anthony Towns ishte protagonist i natë në NBA All-Star mbrëmë.

Basketbollisti i Minnesota Timberwolves e dominoi garën e mbajtur në palestrën “Rocket Mortgage Fieldhouse” në Cleveland, Ohio.

Qendra amerikano/dominikane e fitoi garën në mënyrë impresionuese me 29 pikë dhe një gjë të tillë më parë e kishin bërë vetëm qendrat tjera, Kevin Love e Dirk Nowitzki.

Towns i grumbulloi 22 pikë në rundin e parë.

Ai ishte i saktë në 9 nga 10 tentimet e fundit, ndërsa i kishte qëlluar katër nga pesë tentimet e para në garën e parë.

E në garën finale, ai ishte shumë afër ta arrinte shifrën e 30 pikëve, por dështoi në tri tentimet e fundit.

Sidoqoftë, pikët që i grumbulloi ishin të mjaftueshme për t’i lënë prapa vetes Trae Young e Luke Kennard, të cilët i patën nga 26 pikë.

Toëns e ka një mesatare prej 24.4 pikësh e 9.7 kërcimesh deri tash këtë sezon në Minneapolis, në sezonin e shtatë me Timberwolves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat