Bashkimi largon trajnerin Paviq

Basketboll

Bashkimi largon trajnerin Paviq

Nga: K.G. Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 13:41
Paviq

Klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni ka ndërprerë Bashkimin me trajnerin Branimir Paviq.

Lajmi konfirmohet nga vet klubi prizrenas. 

Bashkimi po kalon periudhë jo të mirë në elitën e basketbollit të Kosovës, klub që zë pozitën e 6-të me 28 pikë pas 20 jave të zhvilluara.

"Ndahen rrugët me trajnerin Paviq!

Trajneri i deritashëm i skuadrës sonë, Branimir Paviq, nuk do të jetë më pjesë e KB Bashkimit.

Bashkëpunimi me kroatin është ndërprerë pas dorëheqjes së tij, duke besuar që ekipi ka nevojë për rifreskim.

Ne e falenderojmë trajnerin Pavic për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës.

Së shpejti do t'ju njoftojmë me emrin e trajnerit të ri", njofton Bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat