Euroliga ndalon sfidat në Rusi

Basketboll

Euroliga ndalon sfidat në Rusi

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 16:28
Euroliga ndalon sfidat në Rusi

Euroliga e basketbollit ka marrë pozicionin e saj në konfliktin e armatosur midis Rusisë dhe Ukrainës dhe ne një mbledhje të 18 ekipeve qe marrin pjesë, kanë marrë disa vendime.

Të gjitha ekipet ruse do të vazhdojnë të jenë pjesë e Euroligës, por to do të detyrohen të luajnë në një fushë neutrale, jashtë Rusisë.

Këtë vendim e ka publikuar vetë faqja zyrtare e Euroligës, ku ndër të tjerash shkruajnë:

“Ekipet ruse do të luajnë në shtete të tjera jashtë Rusisë, ndërkohë që kalendari do të vendoset së shpejti.

Sfida përballë CSKA Moskës dhe Barcelonës, që do të luhej të dielën e 27 shkurtit, është pezulluar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat