Përcaktohet 12-shja e Kosovës përballë Norvegjisë

Basketboll

Përcaktohet 12-shja e Kosovës përballë Norvegjisë

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 17:12
Përcaktohet 12-shja e Kosovës përballë Norvegjisë

Kosova po vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj Norvegjisë, që zhvillohet të dielën nga ora 19:00 në Minatori të Mitrovicës.

Christos Marmarinos ka përzgjedhur 12 basketbollistët që do të jenë në këtë përballje.

Stërvitjet kanë filluar të shtunën e kaluar (19 Shkurt), ndërsa më pas përgatitjeve i është bashkuar amerikani i natyralizuar Scott Bamforth.

Kosova ndeshet me Norvegjinë në kuadër të rrethit të parë parakualifikues. Në Grupin C bën pjesë edhe Danimarka.

Të tri kombëtaret kanë nga një fitore e një humbje. Vendi i parë kualifikohet tutje, si dhe vendi i dytë më i mirë nga tri grupet parakualifikuese.

Lista e Kosovës: Arti Hajdari, Scott Bamforth, Valon Bunjaku, Meriton Ismaili, Erjon Kastrati, Mikaile Tmusiq, Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Muhamedali Janjeva, Fisnik Rugova dhe Gëzim Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat