Rrugëtimi i suksesshëm disavjeçar i KB “Rinia”

Basketboll

Rrugëtimi i suksesshëm disavjeçar i KB “Rinia”

Më: 11 mars 2022 Në ora: 13:46
Rrugëtimi i suksesshëm disavjeçar i KB “Rinia”

KB “Rinia” nga Kumanova përkundër peripecive të mëdha, kushteve të vështira ekonomike e të tjerë nuk është ndalur asnjëherë, madje ka shënuar suksese shumë të mira.

Trajneri prof. Faton Zenuni asnjëherë nuk është dorëzuar, duke i motivuar vajzat dhe djemtë e klubit për suksese të reja.

Vajzat e këtij klubi që luajnë për ekipin e parë për çdo vit i përgatisin tortë trajnerit të tyre Faton Zenuni. “10 vite KB Rinia. Best coach Faton Zenuni”, shkruhet mbi tortë.

“Këto vajza për çdo përvjetor përgatisin tortë, ja edhe tani. I falënderoj shumë dhe iu jam mirënjohës”, thotë trajneri prof. Faton Zenuni për Open-TV, duke zbuluar edhe një sukses të radhës.

“Kemi bërë ekip në ligën e parë-grupi B. Në klub kam edhe dy reprezentuese Drenusha Munishi dhe Rina Saliu, ndërsa kapitenia dhe udhëheqësja e ekipit Fatlinda Ramadani është një vajzë që po thyen rekorde në ndeshje, duke shënuar mesatarisht nga 24 pikë”, tregon për Open-TV trajneri i KB Rinia, prof. Faton Zenuni

Ai ka thënë se është kënaqësi dhe privilegj të jesh në shërbim të rinisë kumanovare. Zenuni i falënderon të gjithë ata që e kanë ndihmuar t’i mbijetojë të gjitha këto vite.

“Kënaqësi dhe privilegj të jesh pranë rinisë së Kumanovës.15 vite aktivitet edhe perkunder shumë pengesave gjithmonë në shërbim të rinisë dhe sportit… Falemnderit te gjithe atyre qe ndihmuan dhe kurrë nuk u bën krah i atyre që hedhnin gjemba gjatë rrugës”, ka përfunduar trajneri modest i KB “Rinia”, Faton Zenuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat