Junior NBA Kosova vazhdon me xhiron e tretë dhe të katërt

Basketboll

Junior NBA Kosova vazhdon me xhiron e tretë dhe të katërt

Më: 18 mars 2022 Në ora: 17:23
Junior NBA Kosova vazhdon me xhiron e tretë dhe të katërt

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e tretë dhe e katërt në Junior NBA Kosova.

Takime interesante do të zhvillohen në Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri, Pejë dhe Prizren.

Në këtë ligë garojnë fëmijët e gjeneratës 2009-2011, djem dhe vajza. Në dy xhirot e para kishte ndeshje mjaft interesante dhe kështu pritet edhe në xhirot e ardhshme.

30 Shkolla Fillore janë ndarë në dy Konferenca apo gjashtë Divizione, varësisht nga regjioni ku janë. Tetë më të mirat, ashtu si në NBA, kualifikohen në “Play-off” dhe më pas organizohet Final 4, ku shpallet skuadra kampione.

Kjo është hera e parë që organizohet një ligë e tillë. Ky është një projekt madhor i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), që ka për qëllim masivizimin e basketbollit te gjeneratat e reja, në konkurrencën e femrave dhe atë të meshkujve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat