Shkëlqen Embiid

Basketboll

Shkëlqen Embiid

Më: 24 mars 2022 Në ora: 11:08
Shkëlqen Embiid

Los Angeles Lakers janë mposhtur në ndeshjen që e luajtën kundër Philadelphia 76ers.

76ers kanë marrë një tjetër fitore, kësaj radhe ndaj Lakers, me rezultatin 126:121.

Skuadra e Philadelphia u udhëheq nga Joel Embiid, i cili edhe në këtë ndeshje pati një paraqitje fenomenale.

Qendra e 76ers kontribuoi me 30 pikë, duke shtuar po ashtu edhe 10 kërcime, për ‘Double-double’.

Ndeshje të mirë pati edhe James Harden, i cili ndihmoi skuadrën e tij me 24 pikë, duke pasur edhe shtatë asistime e shtatë kërcime.

Te Lakers u dalluan Russell Westbrook e Dwight Howard, me nga 24 pikë secili.

Skuadra e 76ers shkon tashmë në një rekord 45-27 këtë sezon, kurse Lakers në 31-42.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat