Humbasin edhe Milwaukee e Phoenix

Basketboll

Humbasin edhe Milwaukee e Phoenix

Më: 2 prill 2022 Në ora: 18:49
Humbasin edhe Milwaukee e Phoenix

Kryesuesit e Phoenix u mundën 122-114 nga Memphis, në një sfidë mes dy ekipesh që rivalizojnë në Perëndim. ndeshje e komanduar nga vendasit, ku u dallua Brookes me 30 pikë, ndërkohë që 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Për Phoenix shkëlqeu Booker me 41 pikë, por që mbetën për statistikë.

Humbet edhe skuadra kampione e Milwaukee, që u mund 153-119 nga Clippers.

Për miqtë u dalluan Covington me 43 pikë e Coffey me 32 pikë. Vijon të zhgënjejë ekipi i Lakers, që u mund 114-111 nga New Orleans. James dhe Davis realizuan 61 pikë së bashku, por që s’mjaftuan (McCollum 32 pikë për Pelicans).

NBA – Rezultatet e sotme

Orlando – Toronto, 89-102

Washington – Dallas, 135-103

Boston – Indiana, 128-123

Houston – Sacramento, 117-122

Memphis – Phoenix, 122-114

Milwaukee – Clippers, 119-153

Oklahoma – Detroit, 101-110

San Antonio – Portland, 130-111

Denver – Minnesota, 130-136

Lakers – New Orleans, 111-114

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat