Përballja e dytë e “Play-off”-it mes Penzës dhe Prishtinës

Basketboll

Përballja e dytë e “Play-off”-it mes Penzës dhe Prishtinës

Më: 14 prill 2022 Në ora: 13:44
Përballja e dytë e “Play-off”-it mes Penzës dhe Prishtinës

Të premten (nesër) do të zhvillohet përballja e dytë e serisë finale të “Play-off”-it në Superligën e Femrave ndërmjet Penzës dhe Prishtinës. Ndeshja zhvillohet nga ora 20:30 në Pejë dhe do të transmetohet në Art Motion dhe Kujtesa.

Takimin e parë në kryeqytet e fituan vashat pejane me rezultat 58:76, ndërkohë që skuadra kampione shpallet ajo e cila i arrin tri fitore.

Basketbollistet pejane synojnë të ngritin epërsinë e serisë finale në 2:0, ndërsa ato prishtinase të barazojnë rezultatin në 1:1.

Pejanet janë kampione në fuqi dhe do të tentojnë të mbrojnë titullin e kampionit, kurse kryeqytetaset pasi fituan titullin e Ligës Unike synojnë edhe titullin në Kosovë.

Në garat e rregullta, Prishtina kishte 20 fitore dhe asnjë humbje, kurse Penza kishte 15 fitore dhe pesë humbje. Bardhekaltret në gjysmëfinale eliminuan Trepçën, kurse kampionet eliminuan Bashkimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat