LeBron James: Dua një tjetër titull

Basketboll

LeBron James: Dua një tjetër titull

Më: 14 prill 2022 Në ora: 13:51
LeBron James: Dua një tjetër titull

Lakersat zhgënjyen këtë sezon në NBA, duke mos u kualifikuar dot për në fazën “play-off”.

LeBron James nuk luajti në ndeshjet e fundit për shkak të një problem në kavilje dhe do të qëndrojë pushim edhe 5-6 javët e tjera.

Në një intervistë pas përfundimit të sezonit, ai ka folur për të ardhmen e tij.

“Në këtë moment është e rëndësishme të mendojmë për skuadrën që do të kemi sezonin e ri. Duhet të gjejmë personat e duhur për të arritur më shumë fitore. Gjithsesi, nuk jam unë ai që marr vendimet, se kush do të firmosë apo jo. Objektivi im është që të luaj në çdo cep të fushës”, ka thënë James.

“Personalisht, nuk kam vendosur një limit moshe para se të tërhiqem nga sporti. Mendoj se mund të zhvilloj ende ndeshje me një nivel të lartë, siç dhe tregova këtë sezon. kur erdha këtu doja të fitoja një titull dhe ia dola mbanë. Tani dua të fitoj një tjetër me Lakers”, ka shtuar James.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat