Zhgënjen Barcelona

Basketboll

Zhgënjen Barcelona

Më: 23 prill 2022 Në ora: 12:06
Zhgënjen Barcelona

Real Madrid është një fitore larg kualifikimit në “final four” të Euroleague në baskteboll për meshkuj. Ekipi “merengues” fitoi 95-66 ndaj izraelitëve të Maccabi Tel Aviv në sfidën e dytë, duke udhëhequr 2-0 serinë e takimeve. Real i shfrytëzoi në maksimum dy ndeshjet në fushën e tij, duke i fituar të dyja.

Barazim 1-1 në tri sfidat e tjera çerekfinale të Euroleague.

Skuadra e Barcelonës u mund 90-75 në fushën e saj nga Bayern Mynih, ndërsa francezët e Monaco fituan 92-76 në Athinë ndaj Olympiacos. Fiton edhe ekipi italian i Armani Milano, që mundi 73-66 në fushën e tij kampionët në fuqi të Anadolu Efes.

Javën e ardhshme do të luhen ndeshjet e treta dhe të katërta. Në “final four” shkon skuadra që fiton 3 nga 5 takimet e planifikuara. Ndeshjet e “final four” do të luhen në muajin maj, në Beogrd (Serbi).

Euroleague-Çerekfinale

Nd.2, Armani Milano – Anadolu Efes, 73-66 (1-1)

Nd.2, Barcelona – Bayern Mynih, 75-90 (1-1)

Nd.2, Olympiacos – Monaco, 72-96 (1-1)

Nd.2, Real Madrid – Maccabi Tel Aviv, 95-66 (2-0)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat