Vëmendja në Prizren

Basketboll

Vëmendja në Prizren

Më: 3 maj 2022 Në ora: 13:15
Vëmendja në Prizren

Nesër (e mërkurë) zhvilloja sfida e tretë çerekfinale të “Play-off”-it mes Prizreni 16 dhe Sigal Prishtinës, që do të vendosë se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Në takimin e parë fitore shënuan prizrenasit 95:87, kurse në ndeshjen e dytë prishtinasit 98:89. Kjo përballje është vendimtare për kualifikim, ndërsa në gjysmëfinale i pret Golden Eagle Ylli, që përfundoi garat në vendin e parë.

Në garat e rregullta, të dy skuadrat kishin nga 15 fitore e 13 humbje, ndërsa në ndeshjet direkte mes tyre, prizrenasit kishin tri fitore, ndërsa një i takoi prishtinasve.

Ndeshja zhvillohet të mërkurën mbrëma në Prizren nga ora 20:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat