Boston ul me këmbë në tokë Milwaukee

Basketboll

Boston ul me këmbë në tokë Milwaukee

Më: 4 maj 2022 Në ora: 12:07
Boston ul me këmbë në tokë Milwaukee

Ekuilibër i plotë në të dyja Konferencat pas ndeshjeve të dyta gjysmëfinale play off të luajtura sot. Skuadra e Boston fitoi 109-86 ndaj Milwaukee, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve. Ndeshje e dominuar nga skuadra vendase, që gjatë gjithë kohës ishte superiore në parket.

Broën me 30 pikë e Tatum me 29 pikë ishin lider në fushë për ekipin e Boston, ndërsa për kampionët e Bucks u Antetokounmpo me 28 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Tashmë seria e takimeve do të spostohet në fushën e Milwaukee.

Në Perëndim, Memphis fitoi 106-101 ndaj Golden State, në një duel të ekuilkibruar deri në fund dhe barazon në 1-1 serinë e përballjeve mes dy ekipeve. Mbrëmje magjike për Ja Morant, autor i 47 pikëve, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Stephen Curry për Warriors.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off

Miami – Philadelphia, (1-0)

Boston – Milwaukee, 109-86 (1-1)

Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale play off

Phoenix – Dallas, (1-0)

Memphis – Golden State, 106-101 (1-1)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat