Ylli e mbyll pjesën e parë me një pikë epërsi ndaj Trepçës

Basketboll

Ylli e mbyll pjesën e parë me një pikë epërsi ndaj Trepçës

Më: 29 maj 2022 Në ora: 17:53
Ylli e mbyll pjesën e parë me një pikë epërsi ndaj Trepçës

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e tretë finale mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.

20 minutat e parë në palestrën sportive “13 Qershori” janë mbyllur me rezultatin 30:29 në të mirë të vendasve.

Kujtojmë se me fitore eventuale sonte, Ylli do të shpallej sërish kampion në Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Adis Beciragic në serinë finale është duke udhëhequr me rezultatin 2:0.

Sipas sistemit të “Play-Off”-it, skuadra që regjistron e para tri fitore në ndeshjet finale, e fiton edhe titullin e kampionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat