Resmie Junikut i ndodhi e papritura, kjo është gjendja e saj

Basketboll

Resmie Junikut i ndodhi e papritura, kjo është gjendja e saj

Nga: Kemajl Goca Më: 15 qershor 2022 Në ora: 13:53
Resmie Junikut i ndodhi e papritura, kjo është gjendja e saj

As në ëndërr nuk e kishte pa se do t’i ndodhte një lëndim dhe në oborr të shtëpisë së saj! 

Është ikona e basketbollit të Kosovës, Resmie Juniku, e cila ka pesë javë që është me patericë, për shkak se a ka lënduar tepër rëndë këmbë e majtë. 

Resmija e ka çarë ashtin e këmbës së majtë dhe kjo e ka detyruar ikonën që tash e disa javë të ballafaqohet me patericë.

Image

 “Po, tash jam shumë më mirë, gradualisht po shërohet dhe po shpresoj se brenda pak kohe do ta heqi patericën dhe do të kthehem në normalitet”, tha Resmija për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Image

Ikona e basketbollit, në vitet e 70-ta dhe të 80-ta, me Universitetin e Prishtinën,  shkëlqente në Ligën e Parë ish jugosllave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat