Lakers konfirmojnë Westbrookun

Basketboll

Lakers konfirmojnë Westbrookun

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 14:18
Lakers konfirmojnë Westbrookun

Pasi është emëruar në krye të Lakers, trajneri Darvin Ham ka nisur nga puna për të ndërtuar skuadrën e re, duke shpresuar që ta rikthejë ekipin kalifornian në elitë. Ai ka një mision të vështirë, të ndërtojë një grup që këtë sezon nuk ka funksionuar ashtu si duhet.

Sipas mediave amerikane, Russell Westbrook do të konfirmohet në skuadër. Ai ishte i përfolur për t’u larguar, pasi gjatë këtij sezoni nuk u adaptua asnjëherë si duhet me LeBron James dhe Anthony Joshua. Gjithsesi, trajneri Ham ka idetë e tij dhe duket se Westbrook është pjesë e këtij plani.

Cuditërisht, ai që është në dilemë është LeBron James, që ende nuk e ka konfirmuar praninë e tij. Lojtari mund të ushtrojë në favorin e tij opsionin për t’u larguar më 4 gusht, ose ta rinovojë kontratën edhe për dy sezone, deri në vitin 2024.

Gjithsesi, gjasat janë që “king James” të qëndrojë edhe për dy sezone, duke shpresuar që t’i dhurojë skuadrës edhe një tjetër titull. Pritet të shihet se si do të funksionojë trioja James-Davis-Westbrook nën drejtimin e trajnerit Ham për ta bërë ekipin pretendent për titull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat