Kombëtarja U-16 djem në gjysmëfinalet e Divizionit C, ajo U-20 vajza korr fitoren e parë

Basketboll

Kombëtarja U-16 djem në gjysmëfinalet e Divizionit C, ajo U-20 vajza korr fitoren e parë

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 12:17
Vajzat

Kombëtarja U-20 për vajza, që merr pjesë në Divizionin B të kampionatit Europian të kësaj grupmoshe (takimet luhen në Shkup), ka korrur fitoren e parë në këtë turne. Shqipëria, në ndeshjet për vendet 9-18, mposhti 74-58 Armeninë. Kjo është fitorja e parë pas katër humbjeve që Shqipëria pësoi në fazën e grupeve.

Një ndeshje e dominuar nga vajzat kuqezi, që zhvilluan lojën e tyre më të mirë në këtë Europian, duke korrur edhe një fitore të shumëpritur. Ndeshja e radhës e kombëtares do të jetë ajo ndaj Gjerogjisë.

Kombëtarja U-16 për djem, që luan në Divizionin C, ndeshjet e të cilit zhvillohen në Prizren, ka prerë një biletë për në fazën gjysmëfinale. Në takimin e fundit të Grupit A, kombëtarja kuqezi fitoi 65-33 ndaj Maltës, duke u klasifikuar në vendin e dytë, me dy fitore dhe një humbje. Ndeshje e dominuar e fituar me meritë nga Shqipëria, që në gjysmëfinale do të luajë ndaj Andorës.

Kombëtarja U-16 për vajza, që gjithashtu luan në Divizionin C (ndeshjet zhvillohen në Korçë) do të luajë ndaj Armenisë në ndeshjen shtesë, për një vend në gjysmëfinale. Shqipëria u klasifikua e fundit në Grupin A, e treta, dhe do të luajë me të dytën e Grupit B, me shpresën që të avancojë në gjysmëfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat