Federata e Basketbollit e San Marinos me mirënjohje për FBK-në

Basketboll

Federata e Basketbollit e San Marinos me mirënjohje për FBK-në

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 17:42
Federata e Basketbollit e San Marinos me mirënjohje për FBK-në

Në ditën e fundit të FIBA U16 Kampionatit Evropian, Divizioni C që është mbajtur në Prizren prej 12 deri më 17 Korrik, Federata e Basketbollit e San Marinos ka ndarë mirënjohje për Federatën e Basketbollit të Kosovës, duke vlerësuar lartë organizimin e këtij eventi, por edhe të bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy Federatave.

Ishte nënpresidenti i Federatës së Basketbollit të San Marinos, z. Roberto Berardi që ia ka dorëzuar mirënjohjen Sekretares së Përgjithshme të FBK-së, znj. Elvira Dushku.

Dushku e ka falënderuar shumë z. Berardi për mirënjohjen dhe për bashkëpunimin e deritashëm, si dhe në të njëjtën kohë e ka ndarë një dhuratë për të, me motive të Kosovës.

FBK ka pritur të gjitha kombëtaret në Prizren dhe stafin përcjellës në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë shumë lëvdata nga FIBA dhe vendet pjesëmarrëse, njëra ndër to edhe San Marino.

Duhet theksuar se Kosova pjesëmarrjen e parë në gara zyrtare të FIBA-s e pati shënuar në vitin 2015 pikërisht në San Marino në FIBA U16 Kampionatin Evropian, Divizioni C, kur edhe e pati zënë vendin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat