Kombëtarja U-20 humbet ndaj Finlandës

Basketboll

Kombëtarja U-20 humbet ndaj Finlandës

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 13:36
Kombëtarja U-20 humbet ndaj Finlandës

Kombëtarja U-20 në basketboll për djem u mund 77-53 nga Finlanda në ndeshjen e fundit të Grupit D, sfidë e vlefshme për Divizionin B të Kampionatit Europian. Ky turne po zhvillohet prej një javë në Gjeorgji.

Një ndeshje e dominuar nga rivalët finlandezë, që e merituan fitoren. Të katërta periodat u fituan nga basketbollistët e Finlandës.

Shënuesi më i mirë për kombëtaren kuqezi, që drejtohet nga trajneri Melsin Lazimi, ishte Xhersido Hajdari me 21 pikë.

Shqipëria e mbylli fazën e grupeve në vendin e parafundit, me 1 fitore e 3 humbje. Për pasojë, Shqipëria do të luajë për vendet 9-13 dhe sfida e radhës është ajo ndaj Irlandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat