Ylli konfirmon Shirkon dhe Armsteadin

Basketboll

Ylli konfirmon Shirkon dhe Armsteadin

Nga: K. G. Më: 23 korrik 2022 Në ora: 19:15
Ylli konfirmon Shirkon dhe Armsteadin

Kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli nga Theranda, zyrtarizon dy basketbollistë, me synime që të paraqitet sa më mirë edhe në garat e Champions League.

Është fjala për Henrik Shirko dhe Malcolm Armstead.

“Kemi vazhduar kontratën me lojtarin e ekipit kampion Henrik Shirko, i cili do të jetë me ne drejt synimeve të reja edhe për 2 vitet e ardhshme. 

Pjesë e klubit do të jetë edhe amerikani me pasaportë të Republikës së Kosovës Malcolm Armstead, i cili ka përvojë në Superligën e Kosovës dhe gjithashtu në ligat ndërkombëtare”, njofton KB Golden Eagle Ylli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat