Merr vendimin për të ardhmen

Basketboll

Merr vendimin për të ardhmen

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 11:11
Merr vendimin për të ardhmen

LeBron Xhejms ka ende edhe një vit kontratë me skuadrën e Los Anxhelos Lejkers dhe, sipas mediave amerikane, ai do ta respektojë atë. Madje “king Xhejms” është i lumtur në Los Anxhelos, ku do të vijojë të qëndrojë e të jetojë edhe më pas.

Sipas mediave, ai mund të largohet nga Lejkers vetëm në vitin 2024, kur djali i tij i madh Broni do të mund të zgjidhet në “draft” dhe të ketë mundësi të luajë në NBA.

LeBron edhe verën e ardhshme mund të rinovojë me një vit kontratën me Lejkersin, duke qenë se ka të drejtën e opsionit të lojtarit. Në rast se ndodh kjo, pas një viti, ai do të arkëtojë 46.7 milionë dollarë nga kontrata e re.

Rregullat e reja të NBA-së nuk lejojnë lojtarët mbi 38 vjeç, moshë që mbush Xhejms në dhjetor, të firmosin kontrata më shumë se 2-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat