Trepça me tribunë shtesë

Basketboll

Trepça me tribunë shtesë

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 12:30
Trepça me tribunë shtesë

Klubi i basketbollit Trepça e Mitrovicës ka bërë të ditur se është shtuar edhe tribuna Vip. 

Mitrovicasit synojnë të gjitha trofetë në edicionin e ri në elitën e basketbollit të Kosovës.

“Komoditet i shtuar në “Minatori”. 

Në vazhdën e përgatitjeve për sezonin e ri, një ndër risitë është edhe tribuna VIP e cila kësaj radhe do të mundësoj komoditet të shtuar për të gjithë poseduesit e biletës vjetore VIP. 

Për këtë shprehim falënderim të veçantë për  Komunën e Mitrovicës dhe Qendrën Multifunksionale Omni Sport për mirëkuptimin dhe përkrahjen që kjo binë zhvendoset në “Minatori”, njofton KB Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat