Selektori i Bosnjës dhe Hercegovinës, tregon konfliktin me gjermanët 

Basketboll

Selektori i Bosnjës dhe Hercegovinës, tregon konfliktin me gjermanët 

Nga: K. G. Më: 3 shtator 2022 Në ora: 17:43
Beqiragiq

Selektori i Bosnjës dhe Hercegovinës në basketboll, Adis Beqiragiç, ka shpjeguar humbjen nga Gjermania, me rezultat 92:82 në kuadër të Eurobasket-it. 

Ai në një intervistë për “Sportklub” ka theksuar se ishim afër fitores.

“Nuk mund t'i kërkosh çdo lojtari të luajë në maksimumin e tij çdo ditë, është e rëndësishme që kemi luajtur të gjithë së bashku dhe që kemi luftuar fort.

Djemtë tanë kanë një dëshirë të jashtëzakonshme, ne u motivuam para 20 mijë njerëzve për t'i fituar me gjithë ndikimin dhe pothuajse ia dolëm”, - tha Beqiragiç, 

Më pas ai shpjegoi konfliktin me stolin dhe gjyqtarët.

“Më shikonin dhe unë thashë çfarë po shikon dhe kaq”.

Ai theksoi se skuadra duhet të rikuperohet dhe se me këtë cilësi loje do të fitojmë të paktën dy ndeshje deri në fund të kampionatit.

“Është e rëndësishme që të luajmë si skuadër, por ndjej se e ndiejmë njëri - tjetrin çdo ditë.

Shpresoj se do të kemi energji, tani çdo lojë është e vështirë për ne, me këtë lojë cilësore deri në fund, dashtë Zoti të fitojmë të paktën dy ndeshje deri në fund, tha trajneri ynë”, tha Beçiragiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat