Nurkiç: Gjyqtarët morën vendime të çuditshme

Basketboll

Nurkiç: Gjyqtarët morën vendime të çuditshme

Nga: K. G. Më: 3 shtator 2022 Në ora: 19:16
Nurkiç: Gjyqtarët morën vendime të çuditshme

Në konferencën për media pas ndeshjes me Gjermaninë, basketbollisti i Bosnjës dhe Hercegovinës, Jusuf Nurkiq, iu drejtua gazetarëve të pranishëm.

Ai theksoi se nuk është i kënaqur me disa nga vendimet e arbitrit, por se FIBA duhet të ndjekë edhe NBA-në në zhvillimin e rregullave të lojës.

Gjermanët triumfuan me rezultat 92:82 ndaj Bosnjës, në ndeshjen e EuroBasket-it. 

"Nuk mund të them asgjë të keqe. Kemi luajtur një pjesë të parë të shkëlqyer. Kemi një ekip shumë të mirë dhe mendoj se do të luajmë gjithnjë e më mirë.

Ka pasur disa vendime që nuk janë të njëjta në FIBA dhe në NBA. Nesër tashmë kemi një shans për të shpaguar veten kundër Sllovenisë", tha  Nurkiç dhe më pas iu kërkua shpjegimin se çfarë kupton me rregullin:

"Ka shumë rregulla të ndryshme dhe nuk më pëlqejnë justifikimet. Nesër luajmë dhe jam mësuar të luaj dy ndeshje në dy ditë dhe mendoj se është shansi më i mirë për të shpaguar veten.

Gjykimi, kriteri është i çuditshëm, respektoj mikpritësin, por ne patëm shanset tona, humbëm pak, por do të vazhdojmë, ka edhe shumë ndeshje"
Ballafaqimi mes Bosnjës dhe Sllovenisë, do të luhet nesër në orën 17.45. Bosnja është në grupin B me një fitore dhe një humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat