Prishtina apo Peja?

Basketboll

Prishtina apo Peja?

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 11:38
Prishtina - Peja, derbi i rivalëve të vjetër

Prince Caffe Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me dy ndeshjet e radhës, me të cilat edhe do të mbyllet java e parë.

Padyshim se vëmendja kryesore për sot do të jetë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, aty ku do të takohen rivalët e vjetër, Prishtina dhe Peja.

Të dy skuadrat janë përforcuar me basketbollistë vendorë dhe të huaj, dhe pritet një super ndeshje këtë të diel, siç ka qenë gjithmonë mes këtyre dy skuadrave.

Prishtina – Peja do të zhvillohet nga ora 17:15.

Ndeshja e fundit për këtë xhiro të parë do të zhvillohet në palestrën “Minatori”, aty ku Trepça e pret Ponte Prizrenin.

“Xehetarët” janë përforcuar mjaft shumë për këtë sezon, pasi përveç në garat vendore, do të marrin pjesë edhe në kualifikimet e FIBA Europe Cup.

Ndërkaq, prizrenasit e udhëhequr nga Arbnor Rifati, që gjithashtu kanë aktiv në afatin kalimtar, edhe këtë edicion synojnë trofe.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat